"Nuk jam unë, jeni ju", fjalimi motivues i Rejas (VIDEO)
Trajneri Edy Reja ka sjellë një frymë pozitive në kombëtaren shqiptare, duke ringjallur shpresat se ky ekip ka shumë për të dhënë për të ardhmen.

Por meritat ai nuk ia jep vetes, por lojtarëve dhe frymës pozitive që ka krijuar grupi.

Në një video të shpërndarë në rrjet, përmes përkthyesit të tij Hamdi Salihi ai u thotë se janë ata që e kanë bërë ndryshimin, e se merita është gjithmonë e lojtarëve.

“Pavarësisht se tifozët më thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni ndërtuar këtë grup kaq të mirë, kaq të bukur. Si ju këtu, po ashtu edhe stafi që punon pas meje. Sepse merita është gjithmonë e lojtarëve”, dëgjohet të thotë Salihi duke përkthyer trajnerin pas ndeshjes me Moldavinë.

Por duket se edhe Reja është ende i mërzitur nga humbja me Turqinë, ku siç thotë edhe ai nëse do të kishim fituar do të ishim kualifikuar në “Euro 2020”.

“Nëse do të fitonim ndaj Turqisë do të kishim shkuar në Europian, ta hajë dreqi” dëgjohet të thotë në italisht Reja.

Shtuar më 15/10/2019, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori