Berisha: Pas dy ditësh do të gjendet një pjesë e parave
Operacion në zemër? Rama shfaqet në Facebook dhe ka një thirrje të fortë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në faqen e tij në Facebook duke i bërë thirrje ndjekësve të tij që të mos lexojnë lajme pasi sipas tij mediat gënjejnë.

Rama tha se ishte mirë me shëndet dhe se kishte bërë një tur në Europë për të nxitur negociatat për futjen e vendit në Bashkimin Europian.

"Shumë miq u shqetësuan nga lajmi për atakun tim kardiak nga opozita vulë humbur. Të bësh politikë me shëndetin e kundërshtarit tënd politik tregon se jo vetëm që nuk ke vizion, por nuk ke as njerizillëk duke shkuar përtej kafshësh", tha Edi RamaFacebook.

"Unë i mëshiroj ata që e sajuan këtë histori. Do t'i hedh në gjyq ata që bënë këtë sajesë që shetësuan këdo", vijoi Rama.

Më parë "Syri.net" kishte raportuar se Rama kishte probleme me zemrën dhe se ishte shtruar në një spital në Berlin për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2019, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori