Ozili si Xhaka, zëvendësohet e më pas "shpërthen" pas fishkëllimave nga tifozët (VIDEO)
Mesut Ozili ka shpërthyer ngjashëm si Granit Xhaka, pasi u zëvendësua në ndeshjen kundër Manchester Cityt.Trajneri Freddie Ljungberg futi në lojë të riun Emile Smith Rowe, në vendin e Mesut Ozil që pati një paraqitje zhgënjyese.

Trajneri suedez e largoi në minutën e 59-të nga loja mesfushorin gjerman, dhe ai u shfaq tejet i frustruar kur po shkonte drejt bankës.

Ozili, ashtu si Granit Xhaka javë më parë, u fishkëllye nga tifozët në tribuna derisa ai më pas shqelmoi dorezat e tij, në shenjë frustrimi.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse ky reagim i tij ishte ndaj tifozëve, apo për faktin se ai ishte i pakënaqur me paraqitjen e tij dhe atë të ekipit, pasi ‘Topinjtë’ po mposhteshin 0:3 në vend të tyre.Reagimin e Ozilit mund ta shikoni në videon më poshtë.
Shtuar më 15/12/2019, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori