Pamje nga shembja e lokalit të Kokëdhimës, IKMT: Objekti rreth 2 mijë metër katror rezulton pa leje (FOTO & VIDEO)
Forca të shumta të IKMT-së dhe të policisë kanë nisur aksionin mëngjesin e sotëm për të shembur bar-restorant “Panorma” në Porto-Palermo, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, i cili dhunoi pak ditë më parë një grup turistësh spanjollë.

Ndërkaq Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka sqaruar dhe vendimin lidhur me nje aksion te tille.

Sipas IKMT restoranti “u ekspozua publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë”.

IKMT bën të ditur se “Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”.

Mesohet se në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve.

“Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit”- njofton IKMT.

Pamje nga shembja e lokalit të Kokëdhimës, IKMT: Objekti rreth 2 mijë metër katror rezulton pa leje (FOTO LAJM)

Shtuar më 21/08/2019, ora 10:08
O
e Mërkurë 21 Gusht 2019, Ora 09:51
Kush kerkone belan e gjene belaja tani ky kokedhiri te ik per te gjuatur peshk .Bravo Rama.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori