Pamje për të mos u humbur! Kështu duket Shqipëria në kohën e koronavirusit (FOTO LAJM)

Kryeqytetasit sot duhej jo vetëm të respektonin radhën me një distancë të caktuar pranë tregjeve dhe marketeve, por njëkohësisht duhej të kalonin edhe te kabinat e dezinfektimit.

Një risi kjo e Bashkisë së Tiranës në kuadër të masave kundër COVID-19, në vendet ku grumbullohen masivisht njerëz.

Sistemet e dezinfektimit u vendosën sot për qytetarët në hyrje-daljet në vendet me fluks qytetarësh. Një i tillë nisi nga funksioni këtë të hënë te tregu i Kombinatit.

Siç duket edhe nga fotot e bëra nga fotoreporteri Florion Goga, qytetarët përmes një postblloku kalojnë brenda kabinave, ku kryhet procesi i dezinfektimi dhe vijojnë më pas hyrjen në treg.

Shtuar më 06/04/2020, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori