Pamje të rralla! Një ndër speciet më të rrezikuara në botë shfaqet në Munellë të Pukës (VIDEO)
Rrëqebulli i Ballkanit, një nga speciet më të rrezikuara në Botë është filmuar në një video të rrallë nga kamerat kurth në malin e Munellës, një nga strehët e tij të fundit.

Qendra e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, ka publikuar edhe videon e plotë teksa shihet Rrëqebulli i Ballkanit i cili thërret shokët e tij.

"A e keni dëgjuar ndonjëherë se si rrëqebulli i Ballkanit thërret për t’u çiftëzuar?🐆🔊🎥 Rrëqebujt tanë tashmë po rehatohen me kamerat-kurth. Këtë e tregon fare mirë ky individ në rajonin Pukë-Mirditë, ku qetësisht pozon, thërret për t’u çiftëzuar, gërvisht veshët dhe në tërsi duket të jetë i qetë e i gëzuar. Larmishmëria e këtyre veprimeve, po ja lehtëson së tepërmi punën studiuesve tanë. Faleminderit rrëqebull i mrekullueshëm!" shkruan PPNEA.




Shtuar më 18/04/2019, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori