Panucci: Lojtarët janë fëmijët e mi, por kush nuk e ndjen Kombëtaren të largohet
Pëlqej
Trajneri i Kombwtaressonw ka dalur sot nw njw konferencw pwr shtyp para ndeshjes me Lihtenshtejnin. Ai ka prekur çdo pikw tw rwndwsishme me Kombwtaren dhe sigurish dhe kryefjalwn Xhaka - Cikalleshi.

Ndjesia e javës së parë me skuadrën?

“Skuadra ka punuar mirë, ka punuar me seriozitet dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kam gjetur një grup të bukur dhe jam i lumtur”.

Sulmi?

“Në fillim formacionin do ia them skuadrës, do e shihni nesër”.

Formacioni i Kombëtares?

“Për nesër i kam idetë e qarta, por kjo nuk do të thotë që ai do të jetë moduli i gjithmonshëm i Kombëtares”.

Mungesa e Sadikut dhe Cikalleshit?

“Sadikun nuk e di nëse do të luajë apo jo. Cikalleshi nuk është këtu për zgjedhjen time, por për një sjellje të tij. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të jetë në ndeshjet e radhës”.

Dueli pwr portën?

“Zgjedhjen do të shihni nesër. Unë jam mësuar tua them formacionin lojtarëve më parë”.

Si pret qw tw sillen lojtarwt?

“Sjellja është normaliteti i jetës, nëse duhet të jesh brenda orës 1 në grumbullim, nuk është vend pune ku kërkohet leje. Për më shumë nuk dua të flas më për këtë, se më e rëndësishme është ndeshja e nesërme”.

A është një epokë e re në Kombëtare dhe cilat janë rregullat?

“Mendoj se rregullat janë njëlloj në të gjitha skuadrat. Mendoj se janë profesionializmi, të punosh shumë dhe shpresoj të fitoj ndeshjen. Çdo përpjekje është për të fituar ndeshjen, nuk i kam ndryshuar rregullat. Ata janë respektoje punën, puno shumë”.

A wshtw kjo Kombwtare vijimësinë i asaj tw De Biazit?

“Shpresoj që të jem si Xhani. Ai punoi shumë mirë në Shqipëëri. Uroj që të vazhdoj në të njëjtën rrugë”.

Do të përdorë ndeshjet për të ndërtuar të ardhmen?

“Është shumë e vështirë, por mendoj vetëm për Lihtenshtejnin, se është më e rëndësishmja për mua dhe ajo është nesër. Pastaj Maqedonia dhe në tetor Spanja e Italia. Pas këtyre katër ndeshjeve do të shoh sa pikë kemi marrë në këto ndeshje”.

Ke biseduar me De Biazin?

“Kam folur me De Biazin, edhe për këshilla, sigurisht. Nuk kam asnjë lloj turpi të pyes. Ku nuk njihja, kam pyetur. Pastaj punoj në mënyrën time, shoh futbollin ndryshe, por Xhani është një mik dhe më ka dhënë këshilla”.

Mungesën e tifozëve?

“Uroj që të jenë shumë njerëz. Sidomos për atë që di që përfaqëson Kombëtarja për të gjithë shqiptarët. Meqë nesër nuk është një ndeshje e lehtë, kemi nevojë për ngrohtësinë e njerëzve”.

Sa e njeh Lihtenshtejnin?

“Nuk mendoj se është e lehtë, mendoj se Lihtenshtejn është një skuadër e mirë. Kam folur me lojtarët gjatë gjithë javës se nëse mendojnë se nesër është e lehtë, nesër do të bëhet ndeshje e vështirë. Nuk kemi ndeshje të lehta në Kombëtare”.

Emocionet e debutimit?

“Zakonisht jam shumë i ftohtë, por nuk e fsheh emocionin dhe përgjegjësinë e debutimit. Mendoj se djemtë kanë punuar mirë dhe nesër do të hyjmë në fushë me seriozitet për të fituar ndeshjen”.

Dera wshtw e hapur për Gashin, Xhakën e Lenjanin?

Nesër luhet për Lihtenshtejnin. Dyert janë të hapura për të gjithë, edhe për të dalë. Unë dua lojtarët më të mirë se për mua ka rëndësi vetëm të fitoj, diçka që ndoshta nuk e keni kuptuar. Lojtarët janë si fëmijët e mi. Fëmijëve duhet t’u caktosh rregulla”.

Mungesa e Sadikut do të imponojë mënyrën se si do të luajë Kombëtarja?

“Kam ide të qarta, pastaj nuk e di nëse janë të duhurat”.

Po mendon për një zëvendësues të Agollit?

“Si fillim, tani është mirë, pas 6-7 vitesh kur ta kemi si problem, do të flasim. Pastaj nëse nesër ai nuk do të jetë mirë, si burra do flasim. Por për momentin nuk e kemi problem, se jemi mirë. E rëndësishme është që në moshën e tij, të punojë më shumë”.

Mungesa e Xhakës?

Nesër kemi Lihtenshtejnin. Xhaka e Cikalleshi, ndoshta flasim në të ardhmen, sigurisht. Dyert e thashë janë të hapura, për të hyrë dhe dalë”. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori