Panucci niset për në Romë dhe ka një urim për shqiptarët
Kristian Panuçi tashmë është larguar edhe nga Shqipëria. Humbja 0-2 përballë Turqisë mbrëmjen e djeshme ka rezultuar fatale për teknikun italian. FSHF ka ndërprerë ditën e sotme kontratën me teknikun dhe 45 vjeçari largohet pas pothuajse 2 vitesh. Ai është nisur mëngjesin e sotëm për në Romë.

Në një intervistë për “Top Channel”, Panuçi flet edhe për bisedën me Dukën. “Ishte vendim i presidentit dhe e pranoj. Ka qenë eksperiencë fantastike dhe falenderoj të gjithë Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë Dukës, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi të më largojë. Ishte e rëndësishme të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye u them të gjithë një ‘faleminderit’”, komentoi Panuçi.

“Ka gjithmonë një fajtor dhe në këtë rast jam unë përgjegjësi. Njerëzit kur humbet Shqipëria vuajnë, në fakt edhe unë. Kam shumë respet për shqiptarët. I kam falenderuar sot në mëngjes lojtarët për gjithçka që më kanë dhënë deri në momentin e fundit. Uroj të bëjnë gjëra të mira, do të jenë gjithmonë në zemrën time” shtoi tekniku.

Në fund ka pasur vend edhe për pyetjen se ‘a ka shanse Shqipëria të bëjë më mirë?’, Panuçi i është përgjgiur: “E uroj këtë. Shpresoj të jetë vendim i drejtë, por vetm koha do ta tregojë”.
Shtuar më 23/03/2019, ora 12:27
Leandro leone
e Shtunë 23 Mars 2019, Ora 13:36
Gjithsesi,panucci u mundua per mire..shpresojme te marrim veten si skuader!!!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori