"Paratë e grabitjes së shekullit në Rinas u gjetën"
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një reagim ne Facebook-un e tij ka ironizuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ku ky i fundit hodhi hipotezën se paratë edhe mund të jenë djegur.

Berisha në postimin e tij ka thënë se kryeministri Edi Rama përdori ministrin Leshaj për të bërë deklaratën që nuk ia priste mendja askujt.

Po ashtu në këtë postim Berisha ka shkruar me ironi se këto para janë grabitur për t’u ngrohur dhe jo për të blerë vota.

Gjatë kësaj grabitjeje i vrarë mbeti edhe një prej grabitësve, Admir Murataj.

Postimi i plotë:

Paratë e grabitjes se shekullit u gjeten! Pranohet vjedhje shtetërore elektorale nga Edvin Kristaq Hajni! Miq, mbrëmë nëpërmjet Vasal Kimikut, Edvini bëri deklaratën që nuk ja rrokte kujt mendja njeriu në botë. Ai tha se paratë janë djegur, me fjalë të tjetra: – i grabitem për t’u ngrohur dhe, – nuk i morëm për të blerë vota..! sb’’
Shtuar më 20/04/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori