Partizani-Tirana, dalin formacionet zyrtare (FOTO LAJM)

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit derbi mes Partizanit dhe Tiranës.

Ashtu siç edhe pritej, Hyseni ka fituar simpatinë e teknikut, Franco Lerda, duke marrë një fanellë titullari për derbin numër 155 të kryeqytetit. Reparti i sulmit formohet nga dyshja, Solomon-Bardhi, të cilët do të kenë mbështjen e Idrizit, Trashit, Melos, Romeros dhe Hysenit.

Mbrojtja i besohet treshes së përhershme tashmë, Bitri-Boldor, Belica, teksa në portë si gjithnjë, Alban Hoxha. Ndërkohë që Tirana e nis me Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Celhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngo.

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës nis në orën 19:00 dhe është i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.
Shtuar më 13/12/2019, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori