Pas kuintave, çfarë nuk u pa në televizor nga protesta (FOTO LAJM)

Protestës së opozitës gjatë ditës së sotme po i vjen fundit, ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi se do të organizohej një tjetër e ngjashme të enjten.

Gjatë ditës së sotme më shumë se një përplasje fizike, pati një përplasje taktike mes policisë dhe protestuesve.

Policia tërhiqej sa herë protestuesit kërkonin të futeshin tek Kryeministria ndërkohë që ndërhynte Garda e Republikes me gaz lotsjellës.

Në galerinë e mësipërme gjenden disa nga fotot që nuk u panë sot në televizor, një pjesë e të cilave janë shkrepur nga fotografët e LSA. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2019, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori