Pas transferimit te Barcelona, Griezmannit i shfaqet një problem i madh
Pas pesë vitesh te Atletico Madrid, Antoine Griezmann vendosi të largohej për t’iu bashkuar Barcelonës për 120 milionë euro.

Lojtari francez është bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë në histori të Barcelonës.

Me t’u zyrtarizuar te Barcelona, Griezmannit i është paraqitur problemi i parë.

Griezmann te Atletico ka mbajtur numrin 7 në fanellë, një numër i preferuar për të, por që të Barcelona mbahet nga Philippe Coutinho.

Dhe tërheqja e Coutinhos nga ky numër do të jetë diçka e vështirë, por që do të vendoset në ditët e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2019, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori