Pas Zidane dhe Iscos, grabitet dhe shtëpia e Lucas Vazques
Në Spanjë është përhapur shumë grabitja e shtëpive të futbollistëve. Viktima e radhës e një sulmi të tillë ka qenë Lucas Vazquez. Futbollisti i Spanjës dhe familja e tij ishin me pushime kur grabitësit kanë hyrë në shtëpi.

Askush nuk ka qenë i pranishëm në momentin që hajdutët kanë hyrë dhe si pasojë janë vjedhur vetëm gjëra materiale. Kjo është grabitja e 4-t në shtëpitë e protagonistëve të futbollit në Madrid.

Më herët u vodh shtëpia e Moratës, Zidane dhe Iscos. Real Madridi ka marrë një nismë për të siguruar shtëpitë e lojtarëve.
Shtuar më 15/06/2019, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori