Pejiç 3-0 Elbasani, Skënderbeu "ngec" me Laçin
Pëlqej
Pas fitores së Tiranës ditën e djeshme, e shtuna ka luajtur edhe tre takime të tjera të vlefshme për javën e 20 të Superligës.

Në takimet e mesditës, kampionët në fuqi të Skënderbeut kanë barazuar pa gola përballë Laçit. Teuta rikthehet në te fitorja duke mundur në “Niko Dovana” Vllazninë, ndërsa Kukësi ka mposhtur 3-0 Elbasanin me një tripletë të Pero Pejiç.

Me këtë fitore skuadra verilindore ngjitet në kuotën e 44 pikëve duke marrë kreun e rënditjes, ndërsa Skënderbeu në kuotën e 40 pikëve në vend të tretë.

Në orën 17:00 luhet takimi i fundit Apolonia-Partizani. /albeu.com/


KUKËSI – ELBASANI 3-0
Golat: Pejiç 3, 54, 85

SKËNDERBEU – LAÇI

TEUTA – VLLAZNIA 2-1
Golat: Nika 42, Soza 69, Çota 86

APOLONIA – PARTIZANI Ora 17:00


Shtuar më 31/01/2015, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori