Përdhunoi shqiptaren për 48 orë, momenti kur ''dragoi i Kavos'' nxirret me barrelë (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, policia greke arrestuar Dimitris Aspiotis, i njohur si “dragoin e Kavos”, në një përrua në zonën e Agios Gordios, Lefkimmi, në Korfuz.

U desh një operacion shpëtimi nga EMAK, pasi 47 vjecari nga vrapimi për t’i shpëtuar policisë ra në një grykëderdhje në thellësi prej 200 metrash, dhe për rrjedhoje pësoi lëndime të shumta.

Disa orë më vonë, ai u transportua në paraburgim në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit.

Autori i dyshuar gjatë gjetjes dhe arrestimit ishte plotësisht i vetëdijshëm, ndërsa thuhet se ka goditur rëndë gjymtyrët dhe mesin e tij. Ambulanca u shoqërua nga policë, ndërsa operacioni që ishte ngritur përgjatë 14 ditëve të nevojshme për ta lokalizuar dhe arrestuar atë ishte shume i madh.

Kërkimi filloi kur partneri i një gruaje 34-vjeçare, shqiptare, raportoi para autoriteteve se gruaja ishte zhdukur për rreth dy ditë. Përfundimisht, ajo u vu re në rrugë në zonën e Agios Prokopios, Lefkimmi, dhe raportohet se i tha policisë se ajo ishte e rrëmbyer nga 47-vjeçari dhe ishte mbajtur peng dhe përdhunuar për 48 orë.

Shtuar më 24/05/2020, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori