Menjëherë sapo është njohur me masën ndëshkimore të Komisionit të Disiplinës Sportive pranë FSHF-së,
deputeti Partisë Socialiste për zonën e Mallakastrës, Piro
Lutaj, ka reaguar për këtë ngjarje. Ai e quan të paprecedentë dhunën që ka
ndodhur në ndeshjen kundër Laçit, ndërsa i del në krah skuadrës në çdo hap.
Deputeti Lutaj thotë se është kundër çdo vendimi të
tejkaluar që është marrë në dëm të
Bylisit dhe të gjithë krahinës së Mallakastrës.
Ndërsa si mallakastriot, zoti
Lutaj e dënon dhunën që ka
ndodhur.
"Jam kundër çdo ndëshkimi të
tejkaluar. Nëse është
tejkaluar masa e ndëshkimit, ekipi i
Bylisit me të gjitha hallkat e tij do të ketë mbështetjen time në çdo kohë dhe në çdo vend. Do të doja që kjo të mos ndodhte kurrë me Bylisin, pasi është krenaria e atij qyteti dhe i vetmi argëtim për atë zonë të vogël. Theksoj se do të jem në mbështetje të
Bylisit. Për sa i përket ndeshjes së fundit, unë nuk kam qenë, vetëm çfarë kam dëgjuar nëpërmjet medias. Ajo që ka
ndodhur është ngjarje e paprecedentë në Mallakastër dhe e dënueshme edhe nga opinioni mallakastriot", është shprehur për Panorama-Sport
deputeti i qarkut të Fierit. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2014,
ora 11:47