Përleshje mes tifozëve në Elbasan, 3 të plagosur
Ndërkohë që mijëra tifozë kuqezinj kanë udhëtuar drejt Elbasanit për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Armeni, vijnë edhe incidentet e para.

Grupime tifozësh janë ndeshur mes tyre duke shkaktuar plagosjen e lehtë të 3 personave.

Mësohet se janë përleshur tifozë të skuadrës së Tiranës dhe asaj të Elbasanit, ndërsa disa burime të tjera flasin për një përplasje mes tifogrupit prishtinas "Plisat" dhe një tifogrupi nga Mitrovica.

Ka qenë ndërhyrja e policisë ajo që ka qetësuar situatën. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2015, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori