Përplasja e qeverisë me FSHF për "Air Albania", Braçe: Ky është "Tirja" e futbollit!
Qeveria shqiptare vendosi që vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anti-covid të ndodhë në stadiumin "Air Albania" duke e kthyer atë në një qendë spitalore.

Por si duket, nisja e procesit ka vazhduar para se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të arrijë një marrëveshje me FSHF për stadiumin.

Deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje mes qeverisë dhe FSF për të mbuluar kostot e mirëmbajtjes së stadiumit, ndërkohë që këta të fundit u kërkojnë autoriteteve që të paguajë qiranë. Sigurisht nuk bëhet fjalë për shifrat e larta, sikurse kur organizohen ndeshjet e futbollit.

Pas deklaratave të shumta nëpër media nga përfaqësuesit e FSHF k ardhur edhe reagimi i zv.Kryeministri Erion Braçen, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i drejtohet kreut të FSHS duke e cilësuar si “Tirja” i cili po kërkon nga qeveria lekë për Stadiumin.

Reagimi i Erion Braçes:

“OOOOO ZOOOOOT! PERSERI TIRJA; LEKE PSE PO BEN VAKSINA NE STADIUM!

Një muaj më parë tallej si presidenti i partisë me dyshimin tregtar: do e sjellë apo nuk do e sjelle qeveria vaksinën!

Tani që vaksinimi është fakt, nisi nga e para kënga: DUM PARE, DUM PARE”, theksoi Braçe.
Shtuar më 19/01/2021, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori