Peter Olayinka, heroi i mbrëmjes në "San Siro", nigeriani që spikati në kampionatin shqiptar (FOTO LAJM)

Peter Olayinka është futbollisti më i përfolur në Shqipëri për momentin. Sulmuesi nigerian ishte protagonsti kryesor dje në San Siro duke i shënuar skuadrë së Interit, gol që për pak sa nuk i siguroi skuadrës së tij 3 pikë të arta, por goli i Barelas në minutat shtesë i prishi festën sulmuesit, shkruan Albeu.com.

Po kush është Olayinka. Ai erdhi për herë të parë në Shqipëri te skuadra e Bylisit në vitin 2012 si cdo futbollist afrikan, ku qëndroi për 2 sezone me ballshiotët duke luajtur 14 ndeshje si titullar, ndërsa ishte vetëm 17 vjec në atë kohë.

Por hapin më madh ai e pati te skuadra e Skënderbeut, duke fituar 2 tituj kampion, si dhe pjesëmarrjen në Europa League në sezonin 2015-2016. Ai me Skënderbeun zhvilloi 33 ndeshje duke tundur rrjetën 16 herë.

Nga forma e mirë që po kalonte nigeriani spikati klubi i madh belg, Gent. Por ai nuk luajti asnjë ndeshje te klubi belg duke u huazuar për Dukla Prague dhe Zlute Waregem.

Por tashmë Olayinka në sezonin e tij të dytë te skuadra e Slavia e Prague po le gjurmë duke luajtur titullar pothuajse në të gjitha ndeshjet titullar.

Tashmë nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të presim nëse ai do t’i shënojë Borussia Dortmundit dhe Barcelonës. /albeu.com/





Shtuar më 18/09/2019, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori