Plas te Arsenali, Ozil e Emery debatojnë ashpër me njëri-tjetrin (VIDEO)
Punët nuk po ecin aspak mirë te Arsenali. Mesut Ozil dhe Unai Emery sërish kanë pasur një debat të ashpër në stërvitjen e djeshme.

Në videot e publikuar shihet kur dyshja ka një konfrontim verbal mes vete dhe konfirmohet se marrëdhënia e tyre është në pikën më të ulët.

Megjithatë, Ozil i është kundërpërgjigjur shumë shpejtë trajnerit spanjoll me një postim në Twitter.

“Ju më bëni të qesh”, ka shkruar mesfushori turko-gjerman në fotografinë e publikuar më pas.

Kjo lë të nënkuptohet se ish-kampioni i Botës i është drejtuar me këto fjalë trajnerit të tij.
Shtuar më 24/10/2019, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori