Plas te Partizani, drejtuesit marin këtë vendim për lojtarët
Partizani është duke kaluar një momente tepër të vështirë, teksa kjo gjë u pa edhe në sfidën e djeshme ndaj Besëlidhjas në kampionat, ku kampionët në fuqi të Superiores u mposhtën me rezultatin 3-0 nga klubi i Kategorisë së Parë.

Në 3 ndeshjet e zhvilluara në drejtimin e teknikut të ri Adolfo Sormani, të kuqtë kanë regjistruar 3 humbje, duke bërë që situata në kampin e kuq, të tronditet ndjeshëm.

Ndërkohë së fundmi, raportohet së te kampionët ka pasur mbledhje me tone të larta. “Proçesi Sportiv”, raporton se drejtuesit kanë kritikuar lojtarët dhe stafin për paraqitjet dhe rezultatet zhgënjyese, madje janë vendosur edhe gjoba.
Shtuar më 30/01/2020, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori