Policia Ushtarake shpallet kampione e Forcave të Armatosura (FOTO-LAJM)

Policia Ushtarake shpallet kampione e ForcaveArmatosura. Për pesë ditë rresht në kompleksin sportiv të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua Kampionati i Futbollit në Forcat e Armatosura, veprimtari e cila u organizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA.

Sipas një grafiku të miratuar u zhvilluan takimet midis 8 ekipeve pjesëmarrëse nga strukturat kryesore të ForcaveArmatosura: Forca Tokësore, Forca Ajrore, Forca Detare, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), Brigada Logjistike, Brigada e Mbështetjes Rajonale, Policia Ushtarake dhe Regjimenti i Mbështetjes. Në takimet midis këtyre skuadrve spikati jo vetëm shpirti i garës, përgatitja e lartë fizike dhe tekniko-profesionale, por edhe fryma e bashkëpunimit, respektit dhe e mirësjelljes midis futbollistëve që vinin nga rradhët e efektivave ushtarakë dhe civilë të Forcave tona të Armatosura.

Në ndeshjen finale u përballën dy ekipet më të mira, ekipi i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe ai i Policisë Ushtarake. Pas një ndeshje të fortë dhe të ekuilibruar, e cila përfundoi 0 – 0, gjuajtja e penalltive përcaktoi fitues ekipin e Policisë Ushtarake. Ndeshja u drejtua nga një treshe gjyqtarësh të njohur, kryesor Lorenc Jemini, arbitër ndërkombëtar i FIFA-s dhe dy asistentët, Bledar Mesi dhe Renato Dorzi, arbitra të superligës shqiptareKampionati i Futbollit ne FA (3). Në përfundim të këtij takimi u organizua ceremonia e përfundimit të Kampionatit të Fotbollit të FA për vitin 20014. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2014, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori