Politikani shqiptar merr një dhuratë të veçantë nga Luka Modric (FOTO LAJM)

Pëlqej
Luka Modric padyshim që ëhstë një nga lojtarët më të mirë në botë.

Pas është shpallur “The Best” nga FIFA dhe UEFA për vitin 2018, Modriç ka fituar mijëra fansa nga e gjithë bota.

Gjithashttu Modriç është është shumë i dashur edhe në Kosovë, por edhe ai ka mirnjohje për shtetin e Kosovës.

Ylli kroat ka bërë një veprim konfirmues në këtë drejtim, duke i dërguar një dhuratë të veçantë kryeparlamentarit kosovar, Kadri Veseli.

Numri një i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar me krenari se ka marrë dhuratë fanellën e Modric te Real Madridi, me nënshkrim.

Ka qenë vetë Veseli, ai që e ka publikuar këtë moment, duke hedhur në Facebook foton e Modricit, duke i nënshkruar fanellën dhuratë.

Kryeparlamentari kosvar e ka quajtur Modricin si futbollistin më të mirë në botë.

“Ndjenjë shumë e mirë të kesh një dhuratë si kjo, me dedikim personal nga futbollisti më i mirë në botë”, – ka shkruar Veseli. /albeu.com,/
Shtuar më 22/10/2018, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori