Presidenti i Federatës së peshëngritjes, Elez
Gjoza ka reaguar paslajit të bujshëm se
Romela Begaj ka dalur pozitive në testin doping.
Ai është shprehur i shqetësuar nga situata, ku për për Panorama Sport ka deklaruar se peshëngritësja
Romela Begaj është e pastër dhe se kjo po bëhet që ajo të mos mbajë medaljen që nderoi Shqipërinë.
“Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga
federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga
federata botërore! Jam i bindur se
Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja”, ka deklaruar
Gjoza. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018,
ora 11:53