Presidenti i klubit argjentinas shkarkon Maradonën
Aventura e Diego Maradonës me argjentinasit e Gimnasias ka zgjatur vetëm dy muaj, teksa është shkarkuar ditën e sotme.

Shkak për shkarkimin e tij nuk janë bërë rezultatet e arritura, por një problem tjetër.

59-vjeçari nuk ia ka dalë të mbajë skuadrën e bashkuar, dhe për këtë arsye është shkarkuar nga posti i trajnerit te Gimnasia.

Diçka të tillë e komunikoi vetë presidenti i këtij klubi, Gabriel Pelegrino, i cili në një prononcim për mediat është shprehur:

“Maradona nuk është më trajneri i klubit tonë. Ne e morëm atë që të mbante një grup të bashkuar, dhe jo ta ndajë atë. Dëshira e tij ishte të vazhdonte punën e tij në krye të ekipit, por për shkak se nuk krijoi një grup të bashkuar, ne vendosëm ta shkarkojmë atë”, u shpreh Pelegrino.

Shtuar më 19/11/2019, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori