Sipas parashikimeve
meteorologjike në vendin tonë priten reshje intensive shiu në periudhën 22-26 janar.
Për këtë arsye Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën me dije se ka marrë masa për t’i paraprirë përmbytjeve.
KESH njofton se
shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau
Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha në momentet e pikut të
prurjeve natyrore.
Në deklaratën e KESH thuhet gjithashtu se
shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.
Njoftimi i plotë i KESH
Raportet
meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau
Dejës priten të rriten ndjeshëm.
Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.
Për këtë arsye,
shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau
Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha në momentet e pikut të
prurjeve natyrore.
Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet
meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të
prurjeve,
shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.
KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 22:13