Meta-Ayala: Koalicion PS-LSI për të fituar zgjedhjet
Update - Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp kreu i LSI-së Ilir Meta, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse votimi i 3 ligjeve të integrimit është kusht për marrëveshjen mes dy partive të majta, vlerësoi se objektivi kryesor i koalicionit PS-LSI është fitorja e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe integrimi. /albeu.com/




09:27 - Koalicioni parazgjedhor PS-LSI sjell sot në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, i cili do të zhvillojë takime të ndara me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.

Ayala dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, pritet të takohen në orën 09:30, dhe më pas pritet edhe një konferencë e përbashkët për mediat. Më pas, në orën 10:30 është parashikuar takimi me kryetarin e PS-së Edi Rama, në selinë rozë.

Pak ditë më parë në Tiranë ishte edhe zv/presidenti i parë të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, që u takuar me krerët e PS-së e LSI-së. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2013, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori