Pse mbahet i fshehtë shteti që dhuroi vaksinat për shqiptarët? Fico zbulon arsyen
Teksa në vendin tonë mbërritën 975 vaksinat e para anti-covid të kompanive Pfizer dhe Biontech, mister ngelet vendi donator që ia bëri këtë dhuratë Shqipërisë.

Në një intervistë për "News24", drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se vendi i BE-së që dhuroi këto vaksina ka kërkuar që të ruhet konfidencialiteti, procedurë që po ndiqet dhe në shumë vende të tjera të botës.

Fico garantoi se cilësia e vaksinës është maksimale dhe se janë respektuar të gjitha procedurat doganore dhe ato të transportit në kushte frigoriferike.

Albana Fico:

Është thënë dhe më parë, janë 975 doza të vaksinës Pfizer dhe Biontech. Sa i përket debatit i cili është i natyrshëm, ne kemi të njëjtën procedurë dhe jemi vendosur, qeveria shqiptare e ka prurë dhe është vendosur përpara një klauzole; atij të konfidencialitet. Kjo është kërkesa e shtetit të BE që e ka dhuruar. Është praktikë që nuk ndodh vetëm për Shqipërinë.

Vaksina ka ardhur në kushte të ruajtura në mënyrë specifike. Nuk hamendësoj se kush e mori dhe si e solli. Çdo institucion ka detyruat e veta. Kur bëhen praktikat doganore dhe vaksina e ardhur është në kushte optimale, dhe tregon se në kohën e transportin s’ka rënë temperatura nën 70 gradë, për mua janë siguria e cilësisë optimale të vaksinës.’’
Shtuar më 14/01/2021, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori