Pushime me bjonden në plazh, kush është gruaja që ka shoqëruar Sorekan (FOTO LAJM)

Është rikthyer përsëri në vëmendje historia rozë, që presupozohej se kishte ndodhur mes ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreka, dhe zëvendësministres së Brendshme, Romina Kuko, ku thuhej se ka edhe një video erotike.

Nuk e dimë për çfarë arsyeje, por që të dy kanë vendosur të risjellin këtë ngjarje në vëmendje, ndërkohë që askush nuk po merrej më me të.

Zonja Kuko u pyet te një program në “Vizion Plus” pak ditë më parë, ndërkohë që zoti Soreka u përgjig tek Eni Vasili këtë të enjte. Që të dy e quajtën lajmin të turpshëm.

Ndërkohë, Presidenti Meta u çudit me këtë sajesë dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetonin. Në fakt, para se ky lajm të qarkullonte, “Panorama Plus” publikoi disa foto të zotit Soreka me një bionde, gjatë pushime në Jug të Shqipërisë vjet.

Sipas informacioneve, disa e kanë ngatërruar zonjën në foto me zëvendësministren dhe kështu kanë filluar të qarkullojnë thashetheme.

Në fakt, pak muaj më vonë, ne patëm rastin të njohim zonjën e Sorekës, një bionde elegante me të cilën kishin shkuar në një koncert. Ja pra, që krisma nuk ka pasur!


Shtuar më 16/02/2020, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori