Rama pas statusit sheh ndeshjen e Italisë, por hidhërohet për humbjen
Pëlqej
Pas lehtësimit të marrjes së statusit, kryeministri Edi Rama ka ndjekur bashkë me stafin e tij të Këshillit të Ministrave dy ndeshjet e sportit, Itali-Uruguaj dhe Angli- Kosta Rika. Edi Rama njihet si tifoz i italianëve, ndërsa këshilltari i tij Endri Fuga si tifoz i gjermanëve edhe pse ka studiuar në universitetet britanike. Me Ramën ka qenë edhe Alastair Campbell, këshilltari i mediave i Tony Blair, ish-kryeministri britanik, i cili ka vuajtur nga s'kualifikimi i Anglisë.
Ndeshja është shikuar në një nga lokalet pranë Kryeministrisë, madje dhe shumë pranë shtëpisë së ish-Kryeministrit Berisha. Ndërsa ky i fundit, Sali Berisha, duket se do e ketë festë të trefishtë, pasi së pari ai ëhstë tifoz me atë që fiton. E dyta humbi Italia , ekip me të cilën ëhstë tifoz Rama dhe së treti, mbesat e tij janë tifoze me Gjermaninë. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014, ora 21:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori