Rashica flet për tërmetin që ndodhi në Shqipëri
Milot Rashica festoi me shqiponjë në dy golat e shënuar kundër Wolfsburgut në fitoren e Werder Bremenit 3-2.

Dedikimi ishte për Shqipërinë dhe tragjedinë e ndodhur pas tërmeteve të rëna.

Në një intervistë për “Weser Kurier”, sulmuesi ka folur për këtë temë.

“Festën me shqiponjë, e kisha menduar shumë pasi vetëm po dëgjoja lajme të këqija. Situata në Shqipëri ishte dramatike. Më shumë se 50 njerëz kanë ndërruar jetë dhe shumë ndërtesa ishin shkatërruar. Por në Kosovë i kanë hapur dyert e shtëpisë për Shqipërinë, ashtu siç kanë edhe përpara 20 vitesh në periudhën e luftës për ne. Tani mund t’i kthenim diçka mbrapsht. Ajo që bën njerëzit për njëri-tjetrin ishte mahnitëse” tha Rashica, transmeton Indeksonline.

Mesfushori kosovar ka diskutuar edhe për kontratën me klubin gjerman, e cila i skadon në vitin 2022.

“Nëse mund të gjejmë një zgjidhje në të ardhmen e afërt, që është e mirë për mua dhe për Werderin, atëherë ne ulemi dhe flasim për këtë. Megjithatë kam edhe një kontratë që zgjat deri në vitin 2022. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të nxituar, as për mua dhe as për klubin” deklaroi Rashica.
Shtuar më 05/12/2019, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori