Reagimi i Gjicit sapo mëson shortin: Shumë mirë, e kalojmë!
Ditwn e sotme u hodh në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë eliminator të Champions League.

Pas përjashtimit të Skënderbeut, është Kukësi që do të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Skuadra verilindore do të përballet me Valleta të Maltës.

Ndeshja e parë do të luhet më 10 ose 11 korrik në stadiumin "Loro Boriçi", ndërsa e kthimit më 17 ose 18 korrik.

Presidenti Safet Gjici ka qenë duke e ndjekur hedhjen e shortit në një lokal dhe sapo mëson kundërshtarin, reagon: Valletta, shumë mirë, e kalojmë". /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2018, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori