Real Madrid drejt "shkatërrimit", largohet një tjetër lojtar
Pëlqej
Skuadra e Real Madrid duket se po shkatërrohet pak nga pak.

Në fillim ishte largimi i Ronaldos, ndërsa më pas Benzema dhe Bale po lakohen shumë për një largim të mundshëm.

"Preh" e lajmeve të merkatos nuk ka shpëtuar edhe Marcelo ku thuhet se mund ti bashkohet Ronaldos te klubi i Juventus.

Sikur të mos mjaftonin këto edhe një lojtarë tjetër i Real Madridit kërkon largimin.

Në një intervistë të dhënë për prestigjozen “Marca”, nënkampioni i botës, Mateo Kovacic është shprehur se ka nevojë për ambinet të ri.

Mesfushori kroat u takua me trajnerin e ri të Real Madridit, Julen Lopetegui, të premten dhe i ka kërkuar atij që të largohet, shkruan Marca më tej.

Lopetegui ka tentuar që t’ia rikthejë mendjen për të qëndruar mirëpo Kovacic e ka vendosur se gjëja më e mirë për të është largimi nga Bernabeu.

Manchester City, Bayern Munich, Juventus, Manchester United dhe Liverpool janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për 24-vjeçarin. Reali po mendon që ta shesë atë për 50 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar më 22/07/2018, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori