Roshi: Penalltia ishte e dyshimtë, ja pse e festova ashtu shënimin e golit
Pëlqej
Odise Roshi e ka cilësar si të dyshimtë penalltinë që u dha kundër tij. Ai gjithashtu Ai gjithashtu shpjegoi se pse e festoi me Erosin.

Për barazimin

“Të them të drejtën ishte ndeshje shumë e mirë për ne, edhe Maqedonia pati shumë raste, por na ndëshkoi penalltia. Nuk duhej të jepej, janë gjëra që ndodhin. Me rastin e Armandos mund të kishim shkuar 2-0, sporti ka gjithçka”.

Për golin dhe festimin e tij

“E kam goditur topin me kokë, në diagonale, e pashë që shkoi drejt shtyllës dhe shpresoja ta kalonte vijën. I kisha thënë Erosit që do festoja me të, se më kishte thënë që nuk do shënoja se ishte ndeshje e vështirë”.

Për ndeshjen e radhës me Spanjën

“Shpresojmë të marrim pikë, Spanja është më e mira dhe do të ishte një ëndërr të merrnim në”. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori