Rrëfimi drithërues i arbitrit shqiptar: Plumba dhe urdhra, ja si më përjashtuan
Lorenc
Jemini i ka dhënë fund arbitrimit. Pa dëshirën e tij, madje me një pezullim që e cilëson ende të mistershëm. “Ndoshta u bëra shembull për të nënshtruar të tjerët. Kur flaket
kështu një arbitër me stemën e FIFA-s, çfarë do të bëjnë ata të rinjtë që janë në hapat e parë?”, thotë fillimisht arbitri në rrëfimin e tij për “
Panorama Sport”. Por kush e dënoi Jeminin? Çfarë gabimi bëri ai? A ndërhyn Duka te arbitrat…?
Janë pyetje që ish-gjyqtari i shquar u jep
përgjigje. Therës në disa raste dhe në disa të tjera diplomat, por pa dyshim që
Jemini këtë herë nuk i kursen “kartonët” për të gjithë. “Ka korrupsion tek arbitrat. Në Shqipëri nuk mund të jenë gjyqtarët e futbollit pjesa më e pastër kur ka korrupsion në të gjitha aspektet e shoqërisë”, shton më tej kolonjari.
Lorenc, përse u tërhoqët nga arbitrimi?
Sepse më sosi durimi duke pritur. Nuk kam as motiv, as moshë dhe as karakterin e duhur për të pritur gjatë. Më pezulluan pa shkak dhe më lanë në pritje. Pyeta vazhdimisht dhe nuk m’u përgjigjën asnjëherë si burrat. Thjesht më thoshin “je i pezulluar, do të themi ne kur do kthehesh”.
Kush ju thoshte
kështu?
Ata që pyesja. Të gjitha instancat në sektorin e arbitrimit. Nuk më dhanë asnjëherë
përgjigje se përse u pezullova dhe nuk dukej se do të më jepnin ndonjëherë
përgjigje të saktë as kur do kthehesha…
Shefi i arbitrave, Petrit Brahja, deklaroi se ju kurrë nuk i shkuat në zyrë atij dhe ta pyesnit për situatën tuaj…
Po, e lexova në gazetën “
Panorama Sport” deklaratën e këtij zotërisë. Nuk është
kështu. Nuk doja të bëja replikë atë ditë, por po ju them se unë kam pyetur në të gjitha instancat përkatëse dhe nuk më dhanë asnjë motiv për pezullimin.
Po Dukën e pyetët?
I shkrova mesazh, nuk më ktheu
përgjigje. Kaq, nuk doja ta vazhdoja më tej.
A e keni takuar Dukën gjatë kësaj periudhe?
Po, e kam takuar pesë minuta kalimthi… U përpoqa të bisedoja me të dhe ta pyesja se çfarë po ndodhte, por mora një
përgjigje evazive… “Hajde se ti këtu je. Je pjesë e gjyqtarëve, do kemi kohë në të ardhmen…”, më tha. Nuk m’u duk një
përgjigje e qartë, por gjithsesi nuk e vazhdova më tej. /
Panorama/
Shtuar më 25/10/2017,
ora 10:14