"Servil i Ramës!", aktori që u bë kryebashkiak sulmon qytetarin: Injorant! (FOTO LAJM)

Erion Isai një ndër aktorët e humorit më të njohur në vend e braktisi profesionin e tij duke u angazhaur në politikë, ku dhe në zgjedhjet e fundit fitoi pa garë bashkinë e Ersekës.

Me angazhimin e tij në PS, Isai është kritikuar shumë edhe nga fansat e tij të cilët shpërthejnë në komente kritikuese në rrjetet sociale.

Mirëpo ndodh që në postimet, ai shpesh të marrë kritika, si servil i qeverisë, i Ramës, apo i Spiropalit, ministrja që besohet se e propozoi në postin e kryebashkiakut të Ersekës.

Gjatë një takimi të kaluar me Ramën, ai mori kritika të ashpra për qëndrimin karshi tij.

"Tmerr! Sservilizëm, neveri, hajdutëri, mashtrim, të gjitha të zezat në një foto të hekurosur me këmisha të bardha", – i ka shkruar një komentues Isait, gjatë një vizite të Ramës në Kolonjë.

Një tjetër i ka shkruar:

"Një fat i keq që sot e kësaj dite ky vend vazhdon të ketë morra dhe bythlëpirës si ty dhe keqbërës dhe shkatërrimtar të vendit si ai tjetri e të tjerë që ishin para tij. O zot bëj derman dhe ndihmoje këtë vend që po e han njerëz të pangopur".

Isai i është përgjigjur komentit të @edëard_jaceg me fjalët: një fat i keq akoma që instagram kur u krijua harroi që profil mund të hapë dhe çdo copë injoranti si ty, që se kanë për gjë që të shtypë shkronjat e tastieres për të fyer e përbaltur njerez. E neveritshme se si mendimin ndryshe, preferencat e ndryshme politike, bëjnë që goja te kthehet në gropë septike. Vazhdoooo.. vill e shaj… në fund të ditës, puna matet.

Ti te vetmen punë që bën është të shtypësh butonat e tastieres. Keep going", – ka qenë reagimi i Erion Isait ndaj kritikës së një ndjekësi, pas takimit të disa ditëve më parë me kryeministrin Edi Rama.

Shtuar më 08/08/2020, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori