Sfida ndaj Rumanisë, ja si do të luajnë kuqezinjtë
Në stërvitjen e fundit, trajneri Xhani De Biazi, ka bërë vetëm dy ndryshime ndaj Rumanisë. Ai ka provuar lojtarët që pritet të jenë titullarë dhe në krahasim me ndeshjen ndaj Francës, të vetmet lëvizje janë rikthimi në formacion i Lorik Canës dhe Migjen Bashës. Mbrojtë- si Arlind Ajeti ulet në stol, ndërsa mungesën për shkak kartonësh të Burim Kukelit do ta zëvendësojë Basha në mesfushë.

Në këtë stërvitje janë shënuar dhe të papritura papritura, pasi mbrojtësi i majtë, Naser Aliji, është dëmtuar dhe do të mungojë ndaj Rumanisë. Aliji ka pësuar një tërheqje muskulore dhe e ka të pamundur të rikuperohet. Gjithashtu një tjetër lojtar e ka lënë në mes stërvitjen. Ai është mesfushori Taulant Xhaka, i cili ka pasur probleme shëndetësore dhe menjëherë stafi mjekësor është kujdesur për gjendjen e tij.

Formacioni
Teksa pritej që De Biazi të aktivizonte një formacion me më shumë lojtarë që kanë tipare ofensive, ka ndodhur e kundërta. Mesfushori i djathtë, Odise Roshi, si dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, të cilët kanë luajtur titullarë në pjesën dërrmuese të edicionit të fundit, do ta nisin sërish nga stoli. Trajneri është i bindur në zgjedhjet e tij, teksa sërish në majën e sulmit do të jetë Armando Sadiku.

Shqipëria do ta nisë sot me Etrit Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje është katërshja e zakonshme: Elseid Hysaj në të djathtë, Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj në qendër, si dhe Ansi Agolli në të majtë.

Në mesfushë do të luajë në rolin e organizatorit Migjen Basha, ndërsa në qendër do të jenë gjithashtu Ledian Memushaj dhe Amir Abrashi. Nga krahët do të luajnë Andi Lila dhe Ermir Lenjani, ashtu si kundër Francës.

Në se ancën e fundit, lojtarët janë shfaqur të përkushtuar, teksa gjithçka i është kushtuar anës taktike. Edhe pse De Biazi është munduar të përziejë kartat, sërish është lënë të kuptohet se cilët do të zbresin në fushë. Ndaj Rumanisë është ndeshja e fundit në grup dhe një fitore mund t’i hapë rrugën Shqipërisë për kalimin e fazës.

Stërvitja
Shiu dhe breshëri i rrëmbyeshëm në Lion gjatë kësaj jave ka detyruar UEFA-n që të marrë masa drastike për të ruajtur gjendjen e terrenit të stadiumit në të cilin sonte do të luhet takimi mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Në këto kushte, organizatorët e aktivitetit kanë vendosur që të mos lejojnë asnjërën prej dy skuadrave që të zhvillojnë stërvitjen e zakonshme në impiant. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori