Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Giorgina Rodriguez e Alketa Vjesiu, janë disa prej figurave të njohura që do të prezantojnë "
Sanremo 2020".
Teksa secila prej tyre, por edhe pjesa tjetër e stafit po përgatiten për të organizuar një festival madhështor, mediat italiane kanë zbuluar buxhetin që do të përdoret.
Gazeta e përditshme italiane "Il
Giornale" shkruan se i gjithë festivali do të ketë një kosto prej 18 milionë
euro.
Nga këto, një pjesë do të shkojë për prezantueset.
"Il
Giornale" shkruan se 11 vajzat që do të prezantojnë “
Sanremo-n” do të paguhen 20-25 mijë
euro.
Ndërkohë, Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, thuhet se do të paguhet 500-600 mijë
euro.
Shtuar më 20/01/2020,
ora 15:39