Shpallen 10 sportistët më të mirë, rebelohet Erkand Qerimaj
Pëlqej
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka publikuar listën me 10 sportistët më të mirë të vitit 2017. Ajo kryesohet nga atletja Luiza Gega, teksa ajo pasohet nga Izmir Smajlaj, që u shpall kampion Europe në kërcim së gjati., në europianin e organizuar në Serbi.

Kjo listë solli dhe polemika, teksa peshëngritësi Erkand Qerimaj ka shpërthyer pasi nuk ishte pjesë e top 10-tshes.
Ai hodhi dyshime mbi mënyrën e përzgjedhjes, teksa evidentoi edhe faktin që as medaljet, (e argjendë në europian dhe e bronztë në botëror), por as renditja mes më të mirëve në Federatën Botërore të Peshëngritjen, nuk ka mjaftuar që të bëhet pjesë e 10-shes në Shqipëri.

Ja 10 sportistët më të mirë të vitit:

Luiza Gega Atletikë
Izmir Smajlaj Atletikë
Jon Vrenozi Xhudo
Ergent Prizreni Mundje
Liridona Rexha Ping Pong
Nikol Merizaj Not
Elord Gjana Karate
Krenar Zeneli Boks
Erblira Bici Volejboll
Endrit Hysenagolli Basketboll. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori