Shpëtimtari i Ramës me emrin Luli (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sa herë që Edi Rama gjendet me shpatulla pas murit, do të dalë gjithnjë një shpetimtar, i cili është i gatshëm të shkatërrojë çdo qendrim opozitar që nuk buron prej godinës së PD-së.

Sa herë që dikush proteston se ka një hall, do të dalë një deputet i Lulit që t'i menderosë protestën dhe hallin bashkë.

Shpëtimtari i Ramës është pikërisht Lulzim Basha, i cili duket sikur të ketë bërë një pakt të fshehtë më kryeministrin më arrogant të pluralizmit në Shqipëri, për t'i zgjatur dorën sa herë fillon të zhytet në llumin e bëmave të tij.

Rasti më i fundit është pikërisht protesta e studentëve, e cila ishte nga të paktat që e trembi seriozisht pushtetin arrogant të Ramës aq sa i zhytur në panikun e një kryengritjeje të gjerë popullore, Rama filloi të bëjë lëshime pas lëshimesh duke i ofruar plotësimin e të gjithave pikave studentëve në ditët e para.

Por, kur Rama kishte filluar të ndjente se populli ishte gati t'i kthente mbrapsht atë që kryeministri kishte mbljellur gjatë pesë viteve të qeverisjes me oligarkët dhe vendosjes së ekonomisë në shërbim të tyre, del sërish në skenë shpëtimtari i tij.

Pikërisht Lulzim Basha.

Me parimin: Nëse ka opozitë në këtë vend, atë mund ta bëjë vetëm unë dhe askush tjetër, Basha futi hundët në protestën e studentëve duke angazhuar forumet politike të PD-së nga njëra anë e duke sulmuar nominalisht personazhe të rendësishëm në atë protestë, siç ishin edhe djemtë e vajzat e Organizatës Politike.

I xhelozuar se studentët morën më shumë mbështetje se sa opozita e tij në pesë vite dhe i frikësuar se do t'i merrnin ekskluzivitetin e opozitarizmit në Shqipëri, Lulzim Basha arriti të shkatërrojë edhe atë frymë opozite, të pastër nga llumi i politikës që u shfaq për disa ditë në Shqipëri.

Ishin ditë shprese, të cilat Luli i shkatërroi me paranojat e tij dhe paktin e pashkruar me Ramën për ta shpëtuar sa herë vendoset me shpatulla pas muri.

E ndërkohë që deri dje Rama ishte vërtetë i trembur nga studentët, tani tallet publikisht me ta, sepse e di që studentët e vërtetë, të palërosur nga haleja politike shqiptare kanë ikur nga turma sapo aty futi hundët Lulzim Basha. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2018, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori