Shpresë nga Kina: Ilaçi që gjendet në çdo farmaci shëron për dy ditë të prekurit nga COVID-19

Ndërkohë që 35 kompani po punojnë pa pushim për zbulimin e vaksinën kundër koronavirusit të ri, një lajm i mirë vjen nga Kina.

Mjekët kinezë, pasi kanë stabilizuar vendin e tyre, i cili është dhe vendi i origjinës, kanë rekomanduar të përdoret një antibiotik i artritit për të kuruar pacientët e prekur nga COVID-19.

Sipas ekspertëve, ky ilaç shëroi 95 përqind të pacientëve me sëmundje kritike, raporton albeu.com.

Tocilizumab, i tregtuar si Actemra, merret nga pacientë me artrit për të ulur inflamacionin, dhe si duket ka rezultate fantastike për të shëruar pacientët e infektuar dhe në gjendje të rëndë si pasojë e koronavirusit të ri.

Mjekët kinezë ua dhanë 20 pacientëve gjatë pikut të epidemisë së vendit dhe pretendojnë se 19 u larguan nga spitali brenda dy javësh.

Zbulimet vijnë pasi shkencëtarët në të gjithë botën urgjentisht kërkojnë mënyra të reja për të luftuar infeksionin vdekjeprurës, i cili deri më tani ka prekur pothuajse 450,000 njerëz dhe ka vrarë pothuajse 20,000.

Tashmë ajo është ndezur drita jeshile nga FDA për provat ndaj pacientëve në SHBA.

Daily Mail| Përktheu: Albeu.com
Shtuar më 25/03/2020, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori