Shqipëria fantastike, "poker" golash përballë Islandës (VIDEO)




Pas humbjes 4-1 në Francë, kuqezinjtë reagojnë në shtëpi, duke shpërthyer me "poker" ndaj islandezëve.

Skuadra e Edi Rejës fiton me rezultatin 4-2, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve në grup.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Shqipërisë, me golin e shënuar nga Kastriot Dermaku në minutën e 32-të.

Sapo fillon pjesa e dytë Islanda barazon. Në minutën e 47-të Sigurdson ndëshkon kuqezinjtë.

Por është kapiteni Elseid Hysaj i cili i me një kombinim me Manajn kalon përsëri Shqipërinë në avantazh (goli i parë i Hysajt me Kombëtaren).

Sërish islandezët barazojnë në të 58’ me Sigthorson dhe gjithçka nis nga e para.

Nuk ka mbarim kjo sfidë. Odise Roshi në minutën e 78-të me një gjuajtje me të djathtën, me topin që devijohet nga një mbrojtës islandez, shënon golin e tretë për kuqezinjtë.

Vetëm 5 minuta më pas, Sokol Cikalleshi u jep frymëmarrje tanëve me golin e katërt, duke vulosur edhe fitoren me rezultatin përfundimtar 4-2.
Shtuar më 10/09/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori