Shqiptarë nga Anglia dhe Maqedonia e Veriut për të parë Shqipëri-Francë (VIDEO)
Tifozë shqiptarë që jetojnë në Angli kanë ardhur në Tiranë për të parë kombëtaren kuq e zi, e cila luan përballë gjelave, kampionëve të botës.

Një tjetër e veçantë e kësaj ndeshje është përurimi i stadiumit të ri kombëtar "Ai Albania".

Tifozët thonë për mikrofonin e RTV Ora, se ata kanë mbërritur në Tiranë posaçërisht për të parë Shqipërinë në këtë ndeshje të rëndësishme.

"Vij nga Londra, nuk jam vetëm, por jam edhe me të tjerë. Jemi një grup që kemi ardhur apostafat për këtë ndeshje", tha tifozi.

Tifozë ka edhe nga Maqedonia e Veriut.

"Unë vij nga Tetova e Maqedonisë Veriore. Jemi një grup që vijmë rregullisht dhe ndjekim kombëtaren"

"Jam nga Tetova, shpresoj që inaugurimi i stadiumit të na sjellë rezultat pozitiv"

/oranews/
Shtuar më 17/11/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori