Shqiptari në Gjermani vret gruan dhe të dashurin e vajzës
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Nuretingen të Gjermanisë, aty ku një shqiptar 52 vjeçar nga Kosova ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 45 vjeçare dhe të dashurin e vajzës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në banesën e shqiptarëve, pas një zënke mes burrit dhe gruas.

Pas sherrit 52 vjeçari ishte larguar nga shtëpia për tu kthyer me një armë në dorë rreth orës 22.30 me atë lokale. Pasi ka qëlluar për vdekje gruan, burri ka qëlluar për vdekje edhe të dashurin e vajzës.

Vajza e tij ka tentuar ta ndalojë, por e ka pasur të pamundur, ndërkohë që policia ka bërë arrestimin në banesë. /albeu.com/

Shtuar më 16/07/2017, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori