"Si ishte dhe si është, afera e rëndë korruptive që i dha Spiropalit 550 milion lekë"
Partia Demokratike ditën e sotme ka hedhur akuza të rënda ndaj inistres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali se kjo e fundit ka marrë nga fondet publike 550 milionë lekë.

Ka qenë deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila në një deklaratë për mediat ka thënë se në skemën korruptive është përfshirë direkt vëllai, bashkëshorti dhe vetë Elisa Spiropali duke krijuar pasurinë që kanë sot.

“Në skemën korruptive është përfshirë direkt vëllai, bashkëshorti i dhe vetë Elisa Spiropali.

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes të paktën 350 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit dhe kompania Solomon ka marrë tendera nga doganat në kohën e drejtimit nga Elisa Spiropali.

Kompanisë së Spiropalit i është dhënë pyll me koncesion 40 ha me koncesion dhe rreth 130 milionë lekë nga fondet e fermerëve. Inspektoriati i Pasurive duhet të nisë menjëherë hetim pasuror për pasurinë e paligjshme të Elisa Spiropalit dhe ta çojë para drejtësisë”- tha Tabaku.

Por kësaj akuze Spiropali i është përgjigjur me një kërcënim për padi.

Ministrja shprehet se do të padisë PD në gjykatë për akuzat sipas saj të pavërteta dhe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës. /albeu.com/



Shtuar më 19/02/2019, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori