Sondazhi i IPR: Opozita kryeson në nivel kombëtar me 4,5% diferencë
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Janë shpallur rezultatet për Tiranën të sondazhit të dytë të organizuar nga TV OraNews dhe IPR Marketing.

Rezultati për Shqipërinë:

Nisur nga rezultati i sondazhit në nivel kombëtar, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” kryeson me 48% përkundër 43.5% të “Aleancës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim”.

Kështu, koalicioni i Ramës me 48 %, ka fituar dy pikë krahasuar nga sondazhi i parë ku kishte 46% ndërsa koalicioni i Kryeministrit Berisha ka shënuar rënie me 0.5%, nga 44% në 43.5%. Momentalisht koalicioni i Ramës me 4.5 pikë më shumë, por ka një rezultat kokë më kokë mes dy partive të mëdha.

Shikuar sipas partive, PD dhe PS janë të barabarta me nga 38% ndërsa diferencën e bën LSI e cila rezulton të ketë 6.5%.

LSI ka shënuar rritje nga 5.5 % në 6.5 %, ndërsa FRD dhe AK kanë shënuar rënie, nga 4.8 në 3.5% respektivisht nga 4.8 në 4.0%.

Kampioni i intervistuar për sondazhin në nivel republikan përbëhet nga 1002 veta ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +- 2.5%.

Rezultati për Tiranën: Opozita 17 deputetë, e djathta 15
Nisur nga rezultati i sondazhit për qarkun e Tiranës “Aleanca për Shqipërinë Europiane” kryeson me 17 mandate përkundër 15 mandateve të “Aleancës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim”.

Në garë si parti, dy partitë kryesore PD-PS janë të barabarta me nga 14 mandate, rritje shënon LSI me 3 mandate, PDIU me 1 mandat, ndërsa del jashtë loje FRD, AK, PR dhe LZHK.

Në sondazhin për Tiranën bie në sy se FRD dhe AK nuk marrin asnjë mandat. Sipas sondazhit në Tiranë, Aleanca për Shqipërinë Europiane merr 49.5 % të votave, ndërsa Aleanca “Punësim, Mirëqënie dhe Integrim” merr 45 % të votave.

Brenda koalicionit opozitar: PS ka 38%, LSI 8%, 0.5% PSD dhe 1% parti tjetër. Në ndarjen e mandateve PS merr 14 dhe LSI tre ndërsa koalicioni shkon 17 mandate.

Koalicioni i së djathtës ka: PD 38%, PDIU 1.5%, PR me 1% dhe parti tjetër me 4.5%. Në mandate PD merr 14 dhe PDIU merr një mandat.

Kampioni i intervistuar për qarkun e Tiranës përbëhet nga 1000 veta ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +- 2.5%. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 23:15
zulqufli shabani
e Martë 21 Maj 2013, Ora 23:56
SONTAZHI I PAGUAR NGA KRYETULI I LSI MBRENDA NATES 4 % ME TEPER
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori