Stadiumi i ekipit shqiptar mbushet i gjithi me ujë, bën xhiron e rrjetit edhe në mediat e huaja (VIDEO)




Siç dihet, infrastuktura në shumicën e stadiumeve shqiptare, është thuajse e shkatërruar.

Mjafton të bjerë pak shi dhe fushat e stadiumeve kthehen në pishina ku zhvillimi normal i një ndeshje futbolli, është totalisht i pamundur.

Kjo ka ndodhur së fundmi në fushën stërvitore të Egnatias, ekip i Kategorisë së Parë. Stadiumi i rrogozhinasve u kthye në një "moçal" të vërtetë.

Nga ana tjetër, lojtarët shfrytëzuan momentin për të hequr sado pak stresin e ndeshjeve dhe kanë nisur të rëshkasin në fushën e mbushur me ujë, ndërkohë që pamjet kanë kaluar kufinjtë.

Faqja e njohur braziliane "Che Fatica La Vita Da Bomber" ka shpërndarë videon, e cila brenda pak minutash ka marrë mijëra shikime.
Shtuar më 19/11/2019, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori