Strakosha lihet pushim nga Inzaghi ndaj Viteses
Pëlqej
Thomas Strakosha është një nga futbollistët shqiptarë, që po kthehet në një protagonist të padiskutueshëm në Serinë A, me Lazion. Ai gëzon mbështetjen e plotë të trajnerit Inzaghi, që i besoi portierit shqiptar fanellën e titullarit të portës, besim të cilin Strakosha e ka justifikuar më së miri.

Bashkë me Immobilen, Strakosha ka qenë titullar i padiskutueshëm në këto muaj të parë të sezonit, si në kampionatin italian, ashtu edhe në Europë, ndërsa shpesh janë etiketuar si protagonistët e suksesit të bardhekaltërve.

Por, duket se më në fund ka ardhur momenti që edhe Strakosha të bëjë pak pushim dhe për këtë, Inzaghi ka menduar të mos e grumbullojë shqiptarin për sfidën e Europa League-s ndaj Viteses.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat pranë klubit bardhekaltër, Inzaghi po mendon një turn-over të gjerë, për të lënë pushim pjesën më të madhe të titullarëve, duke pasur parasysh faktin se Lazio e ka siguruar kualifikimin në Europa League. /Albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori