Superliga e Kosovës, thika tifozve të Vëllaznimit
Pëlqej
Tre tifoz të Vllaznimit janë goditu me thikë nga disa persona, të ciliët prezantoheshin si tifoza të prishtinës.

Vëllaznimi ka dalë në një komunikatë për shtyp, ku thuhet: "Pavarësisht se ky veprim ndaj simpatizuesve tanë na ka indinjuar shumë, nuk dëshirojmë që ata individ prishtinas që kanë vepruar në këtë mënyrë barbare, t’i identifikojmë me K.F. Prishtina, por as me simpatizuesit e mirëfilltë të këtij klubi, me ata që janë “Plisa” të vërtet.


“Kemi vlerësua se e gjitha ajo që ndodhi gjatë 90 minutave të kësaj ndeshjeje, cilësia e lojës, angazhimi i të dyja palëve dhe sjelljet korrekte të futbollistëve, mundet dhe duhet t’i kënaq të gjithë dashamirët e mirëfilltë dhe të sinqertë të futbollit. Vëllaznimi e ka dhënë kontributin e plotë në krijimin e kësaj përshtypjeje. Dëshirojmë të potencojmë organizimin shumë të mirë që është bë nga ana e nikoqirit, KF ”Prishtina” si dhe mikpritjen që na është bë nga ana e klubit mikpritës, për çka e falënderojmë publikisht”, thuhet në kumtesën e kuqezinjëve.

“Kjo ndeshje dëshmoi edhe një herë se, pavarësisht rivalitetit të përhershëm, Prishtina dhe Vëllaznimi janë dy klube që kultivojnë raporte të mira sportive, dhe jemi të bindur se kështu do të jetë edhe në të ardhmen. E gjykojmë ashpër atë që ndodhi në pushimin ndërmjet dy gjysmëlojërave, në afërsi të hyrjes në stadium nga ana veriore, kur tre simpatizues tanë janë therë me thikë nga një grup i pandërgjegjshëm i të rinjve që janë prezantuar si simpatizues të Prishtinës”.

“Për shkak të lëndimeve mjaft serioze që kanë marrë nga kjo therje, tre simpatizuesit tanë kanë qenë të detyruar që t’i nënshtrohen intervenimit mjekësor. Pavarësisht se ky veprim ndaj simpatizuesve tanë na ka indinjuar shumë, nuk dëshirojmë që ata individ prishtinas që kanë vepruar në këtë mënyrë barbare, t’i identifikojmë me K.F. Prishtina, por as me simpatizuesit e mirëfilltë të këtij klubi, me ata që janë “Plisa” të vërtet. Të bindur se kryesit e kësaj vepre barbare do të marrin dënimin e merituar nga organet tona gjyqësore dëshirojmë të potencojmë se jemi të interesuar dhe jemi të gatshëm që raportet e mira me KF “Prishtina” t’i kultivojmë dhe të aplikojmë edhe në të ardhmen”, përfundon komunikata e Vëllaznimit.
Shtuar më 22/09/2014, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori