Talenti shqiptar "injoron" Kosovën dhe Shqipërinë: Dua të luaj për Kroacinë
Pëlqej
Futbollisti shqiptar, Lirim Kastrati ka shënuar një gol të bukur me skuadrën e tij Lokomotiva e Zagrebit duke ndihmuar në fitoren 2-0 ndaj Rijekës.

Por, Kastrati, i lindur në Malishevë, ka shprehur së fundmi dëshirën e çuditshme për të refuzuar dy kombëtraet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat kroate, ai ka deklaruar se pret ftesë nga nënkampionët e Botës dhe se do ta pranonte me shume kënaqësi një gjë të tillë.

"Nuk kam vendosur ende për Kombëtaren, por dua të luaj për Kroacinë, sepse është më e fortë se Kosova dhe Shqipëria”, është shprehur lojtari që aktualisht është pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori